U padit për shpifje nga polici i burgut të Peqinit, Flamur Noka shpallet i pafajshëm nga GJKKO

U padit për shpifje nga polici i burgut të Peqinit, Flamur Noka shpallet i pafajshëm nga GJKKO

Gjykata e Posaçme e kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur të pafajshëm ditën e sotme Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

 

Seanca u mbajt pasi Noka ishte kallëzuar penalisht për shpifje nga efektivi i Burgut të Peqinit, Gjergji Vishkulli, tetorin e vitit të kaluar.

 

Padia ndaj Nokës lidhej me një mesazh të publikuar prej tij në rrjetet sociale, lidhur me fushatën elektorale të 11 majit:

 

Burgu i Peqinit si ndërmarrje me pronar Suel Çelën. Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të kandidates së PS, Sara Mile.

 

Vendimi

 

I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli me datë 21.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me të akuzuar deputetin, shtetasin Flamur Noka, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike në Republikën e Shqipërisë dhe objekt:

 

1. Deklarimin fajtor të të akuzuarit të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht. 

 

2. Detyrimin e të paditurit të akuzuar të përgënjeshtrojë denoncimin publik të publikuar në adresën e facebook-ut të të akuzuarit të paditur Flamur Noka me shpenzimet e tij nëpër të gjitha mediat kombëtare, duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata”.

 

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 59, 379, 384 dhe 388/1 të K.Pr.Penale, si dhe nenin 120 të Kodit Penal, me vendimin nr. 30, datë 08.04.2026 vendosi:

 

1. Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Flamur Noka, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpifja” e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, pg.2 i K.Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

 

2. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

 

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy