Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka urdhëruar pezullimin e menjëherë të drejtoreshës së Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Sipas një njoftimi të Ministrisë, Ornela Koleka, drejtuese e këtij dikasteri pezullohet për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme.
“Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e znj. Koleka në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit”, thuhet në njoftim.
Pezullimi nga detyra vjen në kundër të vendimit të Këshillit të Ministrave për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.



