Mblidhet sot Kuvendi i PD/ Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar

Mblidhet sot Kuvendi i PD/ Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar

Prej orës 11 sot në Pallatin e Koncerteve, do të nis punimet Kuvendi i Partisë Demokratike.

Ky kuvend do të zgjedhë edhe anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, i cili është një prej organeve më të larta vendimmarrëse.

Mbi shtatë mijë delegatë të Kuvendit do të votojnë për anëtarët e Këshillit. Pas mbledhjes së Kryesisë më 15 korrik, PD-ja shpalli edhe emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Nga një listë me 600 anëtarë do të zgjidhen vetëm 300 prej tyre. Një nga kushtet është që të ketë jo më pak se 30% gra dhe jo më pak se 15% të rinj.

Në punimet e sotme të Kuvendit, fjalën i pari do e marrë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili do t’i drejtohet demokratëve me mesazhin e tij politik.

Pas tij, do të jenë 19 drejtuesit politikë të PD që do të mbajnë para anëtarëve të Kuvendit fjalimet e tyre. Më pas do të bëhet analiza e zgjedhjeve të 25 prillit, si dhe do të paraqitet për votim raporti përmbledhës me 13 përfundime, që kryesia kaloi të enjten mes debatesh të shumta.

Ditën e sotme pritet të marrin pëlqimin edhe 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshime në statut. Në propozimet e tij Basha kërkoi zgjerim të kryesisë, shtim të sekretariateve, kalimin e kompetencës për të vendosur mbi marrëveshjet politike dhe koalicionet nga Kryesia te Këshilli Kombëtar, teksa ka kërkuar të sanksionohet në statut edhe ngritja e një strukture të re vendore Këshilli Koordinues i Qarkut, i drejtuar nga Drejtuesit Politikë dhe që do të funksionojë me mandat të plotë.

Votimet për organete e reja do të bëhen përgjatë ditës mes 600 kandidaturash të propozuara nga Lulzim Basha, për Këshillin e ri Kombëtar, deri në orën 18:00 ndërsa pas mbylljes së votimit, kutitë do të transferohen në selinë blu.

Saktësisht dita e nesërme do të bëj të ditur anëtarët e Këshillit të ri të PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy