Zgjedhjet e 25 prillit, Kim nga Vlora: Kontribuoni për një demokraci më të fortë

Zgjedhjet e 25 prillit, Kim nga Vlora: Kontribuoni për një demokraci më të fortë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, me të cilët ka diskutuar mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë takimit në Vlorë, ambasadorja Kim i bëri thirrje shoqërisë civile që të nxisë të gjithë qytetarët të votojnë, veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri.

Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve.

Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy