
Anëtarët e Partisë Socialiste në Kukës i kthejnë përgjigje Taulant Ballës në lidhje me kërkesën për zgjedhje të reja në këtë qark. Ky reagim i socialistëve të Kukësit vjen pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të PS-së Balla, i cili në një prononcim për mediat në emër të kryesisë së selisë rozë, se në Asamblenë e Kukësit do të bëhen sërish zgjedhje të reja.
Por sipas tyre zgjedhjet në këtë degë kanë përfunduar para tre muajsh dhe janë konstituuar dhe tani ata prsisnim zgjidhje të problemeve tona nga kryesia por prape mendojme se ato deklarime nuk jane vendime te kryesise por të Ballës.
"Zgjedhjet ne PS Kukes kane perfunduar para tre muajsh dhe jane konstituuar. Nuk ka mundesi te shkarkohet nje asamble dhe te behet nje e re vetem per Safet Gjici dhe Balla, pasi koha e Monizmit ka perfunduar. Nuk pranojme ndeshkime te pa argumentuara dhe me telefon pasi partia socialiste si institucion funksionon nepermjet Statutit dhe egziston ne perberje te tij nje komision per garancite statuore. Ne asamblene e PS Kukës janë të gjithë të zgjedhur me votë të lirë dhe me një proces të rregullt në zbatim të statutit të PS dhe deklarimi juaj per te zgjedhurit e Asamblese Kukes 'të pashkollë' nuk qendron", thuhet në deklaratën e PS së Kukësit.
Në deklaratën e tyre ata kanë edhe një përgjigje për sekretarit të përgjithshëm të PS-së Balla. "Nëse kërkon te formosh nje parti te re mund te krijosh dhe nje asamble te re por me keto veprime jovetem PS Kukes eshte ne krize por e gjithe partia socialiste e Shqiperise do te shkoje ne krize. Presim zgjidhje te problemeve tona dhe jo anashkalime dhe ndeshkime te panevojshme te cilat I marrim vesh ne media dhe jo zyrtarisht", mbyllet deklarata.
Dje Balla tha se në Asamblenë e PS në Kukës do të shkrihen strukturat dhe se do të ketë zgjedhje të reja, masa që do të nisin tani dhe deri në muajin maj. Balla deklaroi se kryesia, pasi u njoh me rezultatet e auditit PS në bashkinë Kukës, mori vendimin për ta nisur nga fillimi procesin.
“Do krijojmë një Asamble të re socialiste në Kukës pasi u vërejtën mangësi sa i takon barazisë gjinore etj. Partia më e madhe e shqiptarëve duhet të jetë e struktuar edhe në një qark apo bashki, rezultati i PS në bashkinë Kukës ka qenë një rezultat shumë i mirë”, u shpreh Balla.



