22 vite nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit

22 vite nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit

Sot, mbushen 22 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e cila i dha fund konfliktit të armatosur i cili u zhvillua mes shqiptarëve dhe forcave të sigurisë së shtetit maqedonas, në vitin 2001.

Kjo marrëveshje e cila u asistua nga bashkësia ndërkombëtare, është nënshkruar mbi pesë parimet themelore, të cilat konfirmuan shoqërinë shumëtnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno në Shkup nga presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, lideri e atëhershëm i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i PPD-së, Imer Imeri dhe PDSH-ja, Arben Xhaferi. Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë vënë edhe përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-së, François Léotard dhe James Perdue. Në bisedimet që filluan në korrik në Shkup dhe më pas vazhduan në Ohër, u konsultuan disa këshilltarë dhe ekspertë.

Komisioni për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve sot do të mbajë seancë zyrtare për të shënuar 20 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Më shumë se 130 ligje, ndryshime ligjore dhe plotësime janë miratuar në vitet e kaluara që nga zbatimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nga të cilat pjesa më e madhe – 59 janë ligje për mosdiskriminim dhe përfaqësim të drejtë, 40 janë në sferën e identitetit. kulturës, edukimit dhe decentralizimit të pushtetit.

Për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes, u krijua Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, i cili në vitin 2019 u transformua në Ministrinë e
Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitetesh.

Në parimet bazë të dokumentit thuhet se “përdorimi i dhunës për arritjen e qëllimeve politike refuzohet plotësisht dhe pa kushte”. – Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund të garantojnë të ardhmen e qëndrueshme dhe demokratike të Maqedonisë së Veriut. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pacenueshëm dhe duhet të ruhen. Nuk ka zgjidhje territoriale për çështjet etnike. Karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase duhet të ruhet dhe të pasqyrohet në jetën publike. Një shtet modern demokratik, në rrjedhën e natyrshme të zhvillimit dhe maturimit të tij, duhet të sigurojë vazhdimisht që Kushtetuta e tij të plotësojë plotësisht nevojat e të gjithë qytetarëve të tij në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, të cilat vetë janë në zhvillim të vazhdueshëm. Zhvillimi i vetëqeverisjes lokale është thelbësor për inkurajimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për promovimin e respektimit të identitetit të komuniteteve, shton dokumenti. Kjo pasohet nga pikat që kanë të bëjnë me ndërprerjen e armiqësive, zhvillimin e qeverisjes së decentralizuar, mosdiskriminimin dhe përfaqësimin e drejtë, procedurat e veçanta parlamentare, edukimin dhe përdorimin e gjuhëve, shprehjen e identitetit dhe zbatimin.

Marrëveshja përmban edhe tre anekse: A. Ndryshimet kushtetuese; B. Ndryshimet në legjislacion dhe C. Masat e zbatimit dhe të ndërtimit të besimit, si dhe dispozitat përfundimtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy