Patozi: PD s’ka qenë asnjëherë kaq keq, as në 97-ën! Qeveria, e lodhur nga pushteti

Patozi: PD s’ka qenë asnjëherë kaq keq, as në 97-ën! Qeveria, e lodhur nga pushteti

Ish-kreu i partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi deklaroi në emisionin “Arnautistan” se PD nuk ka qenë asnjëherë kaq keq sa tani, madje as në vitin 1997.

Sipas Patozit, as Berisha, as Rama, as Nano dhe asnjë lider tjetër në Shqipëri, nuk ka pasur pushtet absolut para vitit 2008.

Sepse që nga koha që kam ikur dhe sot që po flasim PD për fat të keq ka pasur një kurbë zbritëse të frikshme dhe sot gjendet në një situatë depresive, që unë s’do kisha qejf të isha as dëshmitar. Unë s’kam keqardhje që s’jam më pjesë e PD, por më vjen keq kur e shoh në atë gjendje, jo thjesht për PD-në dhe nostalgjinë time, por sepse është opozita kryesore e vendit edhe sëmundja e saj afekton të gjithë ambientin politik në Shqipëri dhe rrjedhat e zhvillimit të gjithë shoqërisë shqiptare, dhe kjo është gjëja që më dhemb. PD s’ka qenë asnjëherë kaq keq, as në 97-ën. Në 97-ën PD ishte e rrudhur, shumë e goditur, e plagosur nga gjithëçka ndodhi, por kishte një koshiencë, se ishte bërë një padrejtësi, se ishte rrëzuar nga pushteti gati me dhunë dhe revolucion dhe se duhej të rimëkëmbej për ta vënë në vend padrejtësinë historike. Ishte një koshiencë që s’e besonin vetëm udhëheqësit, por edhe militantët apo mbështetësit e PD. Për fat të mirë kjo e mbajti që të mbijetonte. Duke vazhduar rrugën pati përmirësim të ndjeshëm të imazhit të saj, duke përfituar edhe nga dobësitë e palës tjetër. Ne arritëm që në vitin 2005 t’i japim vendit një ofertë të re politike, që sipas meje ishte progresiste. Rikthimi në pushtet i PD në 2005 ishte gjëja e duhur për vendin”.

Ne sot jemi një shoqëri depresive për shkak të mungesës së stabilitetit politik, për shkak të kalbjes së sistemit politik, i cili ka ardhur duke u përkeqësuar sidomos pas vitit 2008. Viti 2008 ka qenë një ‘colpo di grazia’ për demokracinë shqiptare dhe shtetin e të drejtës. As Berisha, as Rama, as Nano, dhe asnjë lider tjetër në Shqipëri, nuk ka pasur pushtet absolut para vitit 2008. Ka qenë i detyruar për marrëveshje dhe kompromise, brenda dhe jashtë llojit. Kanë qenë të detyruar të respektojnë personalitetet politike lokale apo kombëtare. Pas 2008 filloi një gjueti e çdo personaliteti që mund ta sfidonte vullnetin epo dëshirën e liderit. Kjo është sëmundje që sot është me shfaqur te PS, për shkak te pushteti merr më shumë prozhektorë të informacionit”.

Patozi tha se ka ardhur koha që të zgjohen të gjithë vektorët e jetës publike, ata opozitarë, duke i fryrë erës së ndryshimit.

Mendoj që ka ardhur koha që të zgjohen vektorët e jetës publike, vektorët opozitarë, që t’i fryjnë erës së ndryshimit. Më keq se kaq Shqipëria s’ka ku të shkojë! Është një depresion nga të dyja palët. Nuk e shoh të rehatuar edhe qeverinë, edhe pse sheh një opozitë të drobitur nga ana tjetër. Qeveria duket e lodhur nga pushteti”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy