Sulmi me armë ndaj Top Channel/ Berisha: Çdo bandit kryesor sot është i lidhur me Edi Ramën

Sulmi me armë ndaj Top Channel/ Berisha: Çdo bandit kryesor sot është i lidhur me Edi Ramën

Duke folur mbi sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel, ish-kryeministri Sali Berisha tha se sot nuk ka bandit kryesor që të mos jetë i lidhur me Ramën.  

Breshëritë mbi Top Channel janë një akt jashtëzakonisht i rëndë. Shumë, shumë i rëndë. Është sulmuar një institucion i fjalës së lirë. Atë sulm, cilido qoftë natyra, qoftë për linjën editoriale, qoftë për afera biznesi, qoftë për çdo gjë tjetër, është absolutisht i pajustifikuar. Ai është një akt i rëndë në publik, sepse shkon dhe bëhet një sulm jashtë çdo lloji, më asgjë nuk justifikohet. Ku është Edi Rama? Në shumë aspekte. Së pari, po e marrim në rrafshin teknik profesional. Këtu të krijohet se është në skuadër vrasëse që merren me qira. Cili është qëndrimi i qeverisë ndaj tyre? Zero. Së dyti, këta janë ekzekutorë të paguar. Mos mendoni se këta janë banditët kryesorë. Banditët kryesorë nuk dalin, nuk rrezikojnë. Nuk ka sot bandit kryesor që të mos jetë i lidhur me Edi Ramën. Që të gjithë. Dhe kjo gradualisht po bëhet e ditur kudo në Europë se po zbërthehen ato telefonatat. Ato çojnë gjithnjë në qeveri. Çfarë është bandit, ka mbrojtjen e qeverisë sot. Pse u kapën banditët nga viti 2005 deri në vitin 2006? Policia i kapi. Çfarë kërkuan oficerët e policisë nga unë? Vetëm një kërkesë: mos na pengoni kur të fillojmë. Po këta nuk i lejojnë. Këtyre u bie telefoni. Çuçi është i lidhur, mban një këshilltar të shkarkuar për lidhje me drogën nga paraardhësi i Çuçit. Këta ushqehen me paratë e krimit. Ndaj Edi Rama është përgjegjës tërësisht pas tyre. Nëse vendos tritol ndaj pronarit të medias pasi ke ngrënë e ke pirë dhe ke bërë orgji, unë nuk them që mediat të mos zbatojnë ligjin, por nëse kishte diçka jashtë çdo dyshimi, shkelje flagrante ishte prishja e resortit turistik. Çdo veprim që bëhet nga krimi, ka bekimin e qeverisë sot”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy