
Në një deklaratë nga SPAK-u, deputetja Monika Kryemadhi, tha se shqiptarët do njihen shumë shpejt me të vërtetat e saj përballë atyre që i konsideroi si “satelitë të Shqipërisë”.
Ajo pretendon se ka evidentuar një sërë shkeljesh të konsumuara nga organi i akuzës.
“Unë po bëj komplet mbrojtjen ligjore sa i përket pretendimeve ligjore që ka ngritur SPAK-u ndaj meje. Kam konstatuar dhe kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore të konsumuara nga organi i akuzës. Patjetër këto do kundërshtohen me fakte, prova, argumente, që do t’u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj çka shkruhet, normalisht edhe ju do njiheni me to, dhe me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të Shqipërisë”.



