Propozimi i Partisë Socialiste që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, të kthehet në Autoritet ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Deputetët e Partisë Demokratike ishin skeptikë mbi kompetencat që do të këtë ky institucion, pasi sipas tyre autoriteti është njësi e pavarur dhe nuk mund të jetë në varësi të Kryeministrit.



