Zëdhënësja e Partisë Socialiste për fushatën, Bora Muzhaqi, doli para mediave në përfundim të procesit të votimit. Në emër të PS-së, ajo falënderoi nga selia rozë të gjithë shqiptarët që morën pjesë në votime, duke theksuar se rezultati final do të dalë nga kutia e votmit dhe se shqiptarët tashmë mund t’i ndjekin votimet nga shtëpia.
“Vullneti u shpreh, është koha e leximit me përgjegjësi”, tha ajo.
Muzhaqi falenderoi në emër të PS-së në mënyrë të veçantë patronazhistët.
“Falenderim për patronazhistët dhe koordinatorët e PS”.



