Lulzim Basha teksa falënderoi të gjithë demokratët që i besuan atij për herë të tretë drejtimin e Partisë Demokratike, shprehu mirënjohje edhe për tre kandidatët rivalë, për të cilët tha se e bënë garën të vërtetë dhe reale.
Duke ju shprehur mirënjohjen, kryedemokrati kërkoi që të bashkojnë energjitë, ndërsa theksoi se të gjitha përpjekjet e tyre duhet të shkojnë drejt kundërshtarit të vetëm, regjimit Rama-Doshi.
Lidhur me këtë deklaratë, nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV Fatbardh Kadilli deklaroi se në cdo moment ka përballë Ramës dhe se që nga momenti që ka hyrë në garë, ka hyrë me një manifest konkret që sipas tij synon ringritjen e Partisë Demokratike.
Nuk bashkohem me të, por vetvetiu duke qenë kundra Ramës jam duke bashkëpunuar me Bashën. Në çdo moment kam qenë përballë Ramës. Sot nuk filloi lufta, unë qëkur kam hyrë në garë kam hyrë me një propozim konkret, për ringritjen e PD. Unë sot paradite e rideklarova se jam I vendosur ti shkoj deri në fund për ta bërë manifestin strukturën bazë të PD. 1% e demokratëve votuan për Kadillin, manifesti është për të gjithë demokratët. Idetë e mia se si e riorganizoj këtë parti është atje. Unë do bëj çdo gjë që kam në dorë që kjo parti të bëj ligjësi të vetën, sepse vetëm atëherë do të ketë ndryshim rrënjosor.



