Kreu i Partise Agrare Ambientaliste, Agron Duka, aleat i Bashes, i renditur i pesti ne listen e PD ne Durres u ndal sot ne Shijak, nga ku ka kerkuar voten e elektoratit.
“Unë natyrisht dua t’i them dy fjalë për rrugëtimin tim politik. Kam të drejtë t’i kërkoj votën demokratëve sepse kam qënë ministër bujqësie 2001 – 2005 dhe i kam pritur dhe përcjellë, por edhe u kam mbaruar punë. Kam të drejtë gjithashtu t’i kërkoj votën edhe të majtëve sepse edhe me ata kam pasur marrëdhënie shumë të mira.
Pra të kërkoj votën e qytetarëve të Shijakut jo pa arsye, por sepse, në 2013 të paktën për zonat rurale u premtua shumë nga rilindja, u premtua naftë pa akcizë, pa taksë qarkullimi dhe vazhdon akoma të kemi taksë qarkullimi. U premtua se do të zgjidhen të gjithë problemet e ujitjes dhe kullimit. Është e njëjta gjendje. U premtuan subvencionet direkt, në fakt nuk është bërë asgjë, ka rreth 1012 milion euro subvencion në vit. Ndërkohë program i bujqësisë së Partisë Demokratike premton 100 milion euro subvencione direkte, por direkte për fermerin, për ata që punojnë në bujqësi”, tha Duka.



