
Romina Kuko ishte e ftuara e parë e puntatës së sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.
E pyetur se si u bë pjesë e politikës dhe arsyet përse zgjodhi PS-në, Kuko tha se ka qenë e natyrshme dhe se ka zgjedhur të majtën për shkak të bindjeve, për shkak të sensit të drejtësisë sociale dhe për shkak të një lloj historiku dhe angazhimi.
“Prej katër vitesh jam pjesë e qeverisë dhe i kam parë gjerat të funksionojnë nga brenda”, tha Kuko teksa shtoi se është e përgatitur për të çuar para debatin.
“Është e natyrshme dhe shumë e dëshiruar. E kam parë politikën si mjet për të arritur, për të ndryshuar jetët e njerëzve. E majft për shkak të bindjeve, për shkak të sensit të drejtësisë sociale dhe për shkak të një lloj historiku dhe angazhimi. Prej katër vitesh jam pjesë e qeverisë dhe i kam parë gjerat të funksionojnë nga brenda. Unë jam e përgatitur për të çuar para debatin vetëm që ky të mos jetë shterpë. Nuk ka nevojë të shahemi me njëri tjetrin, kjo do ti bënte qytetarët më të qetë apo edhe komentuesit më të përmbajtur. Mënyra e diskutimit ka rëndësi të madhe komunikimi”, tha Kuko.



