Rezoluta për Kosovën miratohet me 101 vota pro

Rezoluta për Kosovën miratohet me 101 vota pro

Parlamenti miratoi sot rezolutën për çështjen e Kosovës, me 101 vota pro dhe një abstenim.

Një ditë më parë, përfaqësuesit e PD dhe PS ranë dakord për një tekst të unifikuar, pasi secila kishte rezolutën e vet.

Dokumenti që mori sot mbështetjen e Parlamentit shqiptar e vë theksin të mbrojtja e interesave të përbashkëta dhe integritetit territorial të Kosovës.

Në tret pikat e saj, rezoluta kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit dhe i kërkon qeverisë së Kosovës të punojë me aleatët ndërkombëtarë.

REZOLUTA

Në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës;

Në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj kushtetuese, si dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon;

Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy