Kalemaj ironizon Ballukun: Më kujton Marie Antoinette kur thoshte “mos hani bukë, hani briosh”!

Kalemaj ironizon Ballukun: Më kujton Marie Antoinette kur thoshte “mos hani bukë, hani briosh”!

Politilogu Ilir Kalemaj komentoi protestat që kanë nisur së fundmi në Shqopëri, duke u shprehur se nga frika Rama është tërhequr në kohë rekord sa herë që ka pasur organizime masive.

Duke folur në MCN Live ai tha:

Mendoj se kryeministri, sa herë ka pasur protesta masive ka pasur frikë dhe është tërhequr në kohë rekord. U mundua ta injoronte në fillim se janë diktate të tregut, lufta në Ukrainë, por tregon se s’ka korrelacion mes rritjes së çmimit në bursat ndërkombëtare dhe çmimit këtu. Kemi gjithë vendet e rajonit që kanë çmime mjaft më të lira, deri në një euro më lirë se Shqipëria. Ne jemi të varur nga importi. Premtimi i Ramës se Shqipëria duhet të përpunojë dhe të mbulojë 30 për qind të nevojave të brendshme jo vetëm s’është realizuar, por kemi shkuar 10 hapa më mbrapa. Qeveria e ka të drejtën të vendosë çmime dysheme apo tavan. Rëndojnë te çmimi i naftës akciza dhe TVSH-ja”.

Kalemaj ironizoi ministren Belinda Balluku, duke u shprehur se i kujton Marie Antoinette që gjatë revolucionit i kërkonte popullit të hante briosh në vend të bukës.

Lajm i mirë që protestat janë duke vazhduar, janë shtrirë në gjithë Shqipërinë, është ngritur një popull i tërë që s’kishte ndodhur më parë. Protestat do vazhdojnë dhe do jenë efektive në normalizimin e çmimit të naftës dhe jo vetëm. Kemi pasur çmimet e energjisë më të shtrenjtat në rajon pa filluar kriza. Kur dëgjoja ministren Balluku që thoshte mos lëvizni me makina mu kujtua Marie Antoinette gjatë revolucionit francez që thoshte, mos hani bukë, hani briosh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy