Osmani me Ramën në Washington: T’i koordinojmë përpjekjet që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve në NATO

Osmani me Ramën në Washington: T’i koordinojmë përpjekjet që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Drupal Ad

 

 

 

Osmani shkroi në rrjete sociale se me Ramën u takua “për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta” që Kosova “t’i bashkohet Shqipërisë” në NATO.

Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin.

Presidentja e Kosovës Osmani, po qëndron në Washington D.C. me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s.

Ndërkaq kryemisnitri Edi Rama është atje për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s si udhëheqës i një vendi anëtar të NATO-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy