Rritja e çmimit të ujit, Bozdo: ERRU i ben fresk politikes se dites

Rritja e çmimit të ujit, Bozdo: ERRU i ben fresk politikes se dites

Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Eno Bozdo ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të ujit. Në një njoftim për mediat, të shpërndarë nga zyra e shtypit të PD Bozdo thotë se ERRU çuditërisht rrit çmimin, pavarësisht se se UKT i ka humbjet ne rrjet mbi 70%. Ai akuzon ERRU se po i bën fresk politikës së ditës.

"ERRU çuditerisht vendos te rrise cmimin e ujit ne Tirane. Pavaresisht se UKT i ka humbjet ne rrjet mbi 70%. Do te mjaftonte reduktimi i ketyre humbjeve qe cmimi jo vetem te mos rritej, por madje te ulej. ERRU, si rregull, duhet ta detyroje UKT me pare te ule humbjet. Por ERRU i ben fresk politikes se dites, jo qytetareve.

Nqs UKT do kishte nje plan biznesi serioz, cdo banke do ta financonte, pa patur nevoje te rritet aspak cmimi ujit.

P.S. Nderkaq Veliaj ka dy vjet qe mburret se e ka permiresuar ndjeshem menaxhimin e UKT. Por qartazi genjen!

Me sa duket, do ta japin me koncesion. Por me pare po e kthejne ne fitimprurese....sigurisht me leket tona.?" deklaroi Bozdo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy