Abilekaj kritikon opozitën: Dualiteti mes parlamentit dhe protestës dëmton seriozitetin

Abilekaj kritikon opozitën: Dualiteti mes parlamentit dhe protestës dëmton seriozitetin

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit' në MCN TV, ka komentuar protestën e fundit të Partisë Demokratike në Tiranë, duke vënë në pikëpyetje qasjen dhe strategjinë e opozitës.

 

Sipas Abilekajt, opozita nuk mund të funksionojë njëkohësisht si forcë institucionale në parlament dhe si lëvizje proteste në rrugë, pasi kjo krijon konfuzion dhe ul besueshmërinë e saj te qytetarët.

 

Ai theksoi se mungesa e mjeteve parlamentare nuk justifikon një sjellje të dyfishtë, ndërsa kritikoi edhe mënyrën e organizimit të protestave, duke nënvizuar se elementë si molotovët apo simbolikat e paqarta e dëmtojnë kauzën opozitare.

 

Në analizën e tij, Abilekaj u ndal edhe te përdorimi i simboleve ndërkombëtare në protesta, duke e cilësuar këtë si një qasje të paqartë dhe të paqëndrueshme, që sipas tij largon qytetarët nga pjesëmarrja.

 


Opozita nuk mund të jetë edhe në parlament duke kërkuar fjalën, edhe në protestë. Ky dualitet e vë në dyshim seriozitetin e kësaj përpjekjeje. Kjo nuk bëhet me molotov, por me heshtje. 

 

Nuk mund të ketë edhe flakadanë, edhe molotovë, dhe pastaj të ankohesh për reagimin. Këto gjëra të pamenduara dhe mungesa e një vije të qartë i largojnë njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy