Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, thotë se kur drejtësia flet ne duhet të heshtim, lidhur me 15 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
Duke folur për MCN Live, Pampuri deklaroi se SPAK e kanë quajtur organizatë kriminale apo SKAP, por se për sa kohë mbështetet nga SHBA dhe BE, nuk do të ketë asnjë lloj komenti nga ana e PD.
Por sipas saj, në fund të gjitha hetimet të çojnë tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe tek Kryeministri Edi Rama.
Është një strukturë që për ne po bën drejtësi. Nga grupimi i PD nuk do të dëgjoni asgjë kundrejt SPAK, kur drejtësia flet, ne heshtim.
Kur hetohen të gjithë këta që po hetohen nga SPAK, asnjëri prej tyre nuk ka vepruar vetë.
Ju e dini shumë mirë që edhe për të hyrë në derën e bashkisë, Veliaj e di kush hyn dhe kush del.
Të gjitha këto hetime te Veliaj të çojnë në fund, tek Edi Rama. Unë i shkoj asaj shprehjes, kush ecën ngadalë shkon larg.
Le ta lëmë SPAK të bëjë punën, unë mbështes SPAK sikundër PD mbështet SPAK, por jam kundër çdo lloj anatemomi.
Si mund të pretendoj unë që është mbyllur kur ke për të hetuar koncensionin e stetrilizimi, chek up, inceneratorin e Tiranës.
Drejtësia nuk është të filloj sot dhe nesër të shpallë fajtorin, drejtësia do kohë.
Le ta lëmë SPAK të bëjë punën e vetë dhe të mos ndërhyjmë në punën e drejtësisë.



