Pas konferencës për shtypë të kryeministrit Edi Rama, i cili ka tërhequr nga gara për Bashkinë e Kavajës kandidatin e majtë, ka reaguar edhe presidenti Nishani.
Në një deklaratë për mediat kreu i shtetit theksoi se e vlerëson qëndrimin e kryeministrit.
"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani e vlerëson qëndrimin e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës si një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve", thuhet në deklaratën e kreut të shtetit.



