Caka: KQZ vonon vënien në dispozicion të pamjeve filmike në KZAZ të kërkuar nga LSI

Caka: KQZ vonon vënien në dispozicion të pamjeve filmike në KZAZ të kërkuar nga LSI

 Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar sot lidhur me vonesat e KQZ përkitazi me ankesën e LSI-së për pamjet filmike të procesit të numërimit për disa KZAZ, duke i kërkuar SPAK të nisë hetimet.

Në një konferencë për mediet, Caka tha se “prej disa ditësh i kemi kërkuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pamjet filmike të procesit të numërimit për disa KZAZ, ku janë vërejtur shkelje të rënda, të cilat kanë të bëjnë me tjetërsimin e votës së shqiptarëve”.

“Duam të përmendim faktin se ka patur vonesa në vendosjen në dispozicion të pamjeve filmike për KZAZ-të nr. 66 në Berat, 25 në Shijak dhe 70 në Maliq. Akoma dhe më shumë rëndohet situata për KZAZ-në numër 47 të Elbasanit, ku edhe sot që flasim, 10 ditë pas procesit zgjedhor, ende nuk na janë vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit. Madje, në informacionet tona edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ende nuk është pajisur me këto pamje filmike.Kompania që disponon pamjet filmike, R&T, në pronësi të Renis Tërshanës, bashkëpunëtor dhe ish ortak me Samir Mane-n, vonon enkas dorëzimin e pamjeve filmike, pikërisht në KZAZ-të ku tjetërsimi i votës, ka marrë përmasa kriminale”, tha ajo.

Po ashtu, Caka shton se “në kuadër të ruajtjes së votës së çdo shqiptari, Lëvizja Socilaiste për Integrim është e vendosur në denoncimin e çdo parregullsie dhe paligjshmërie të procesit të 25 prillit”.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, të nisë menjëherë hetimin për arsyen e vonesës së dorëzimit të pamjeve filmike, të cilat sipas ligjit, duhet t’i vendosen pa vonesë në dispozicion, çdo subjekti politik të interesuar”, theksoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy