PD i përgjigjet Ramës: Kandidatët e partisë ti i zgjedh me krimin e organizuar

PD i përgjigjet Ramës: Kandidatët e partisë ti i zgjedh me krimin e organizuar

Nëpërmjet sekretarit Gazmend Bardhi Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili zgjedhjet e anëtarësisë së tyre për deputet i cilësoi një farsë. Bardhi thotë se ky proces e ka frikësuar Ramën, pasi ‘për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij’.

Më tej sekretari i PD-së kaluan në kundërakuzë duke deklaruar se kandidatët në partinë e tij i zgjedh me krimin.

“Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.
Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota!”
- deklaron Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy