Paralajmërimet e SHBA për sulme nga Irani, Nufi: Njoftim i zakonshëm, s’ka vend për panik

Paralajmërimet e SHBA për sulme nga Irani, Nufi: Njoftim i zakonshëm, s’ka vend për panik

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka reaguar për mediat lidhur me paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani.

 

Për gazetarët para se të hynte në sallën ne Kuvendit, Nufi u shpreh se paralajmërimi është dhënë nga të gjitha ambasadat amerikane, jo vetëm nga ajo në Tiranë, teksa theksoi se janë marrë të gjitha masat dhe se nuk ka asnjë vend për panik.

 

Ambasada e SHBA ka bërë deklaratën e saj. Për më tepër qe bota ndodhet në një situatë të tillë. S’ka vend për shqetësim! Kjo kërkesë ka shkuar për të gjitha ambasadat e SHBA, është për qytetarët amerikanë, në të gjithë botën. Këtu bën pjesë edhe Shqipëria. 

 

Jemi cënuar nga veprimtaria e aktorëve të atij shteti dhe të gjitha sistemet janë rikthyer dhe janë funksionale. Nuk e ka specifike për Shqipërinë. 

 

Duhet të kemi kujdes, patjetër që duhet të kemi kujdes. Duhet të shqetësohemi? Besoj se i kemi marrë të gjitha masat dhe nuk ka vend për panik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy