Ministri Bushati flet për hapjen e negociatave me BE dhe hapat që do të ndiqen

Ministri Bushati flet për hapjen e negociatave me BE dhe hapat që do të ndiqen

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, deklaroi se ky vit mund të konsiderohet historik për zgjerimin e BE-së.

Shefi i diplomacisë sqaroi hapat që priten gjatë këtij viti për procesin e çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 

"Ky është një vit shumë i rëndësishëm pasi në prill presim nga ana e Komisionit Evropian që të vijë me një propozim për hapjen e negociatave për anëtarësim. Dhe më pas në samitin e majit në Bullgari, gjatë presidencës bullgare e cila ka një fokus tek vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tek procesi i zgjerimit, ne të kemi mundësi të merrnim një mesazh të qartë politik që ne të kishim dritën e gjelbër për një vendimmarrje nga ana e vendeve anëtare të BE-së. Është një vit përcaktues, pasi në 2019, vetë Bashkimi Evropian përfshihet në një proces ripërtëritës për shkak të zgjedhjeve. Është përcaktues gjithashtu sepse jemi në fazën e konstituimit të disa prej qeverive në disa prej vendeve anëtare dhe konsiderohet si një moment oportum për Shqipërinë, për Maqedoninë dhe vendet e tjera të rajonit", tha Bushati.

Ministri theksoi në një intervistë "Tonight Ilva Tare" se në shkurt do të kemi takimin e parë mes KE-së dhe vendeve anëtare ku Komisioni do të bëjë publik strategjinë e zgjerimit. Sipas Bushatit në këtë strategji do të përcaktohen linjat konkrete se si do të jetësohet procesi i zgjerimit dhe urojmë që në shkurt të vendosen disa binarë të rëndësishëm për sa i përket këtij procesi.

"Në prill, KE do të publikojë raportet individuale dhe ky është momenti ku ne presim që KE të konfirmojë progresin që ka bërë Shqipëria, sidomos sa i përket 5 prioriteteve, reforma në drejtësi që është konsideruar kryeprioriteti në këtë fazë ku jemi. Natyrisht, maji është një moment i rëndësishëm pasi do të mblidhet Samiti i Bashkimit Evropian", tha Bushati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy