
Luigi Soreca është pasardhësi i ambasadores së BE në vendin tonë, Romana Vlahutin. Ai do të mbajë detyrën e ambasadorit të BE-së në Tiranë. Soreca aktualisht mban detyrën e drejtorit për Sigurinë në Komisionin Europian. Mandati i ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin zyrtarisht mbaron në gusht të këtij viti.
Luigi Soreca është jurist në formimin e tij akademik. Ai ka punuar me Komisionin Europian që në vitin 1999. Soreca ka koordinuar gjatë drejtimit të Komisionit Europian nga Jean Claude Junkcer përpjekjet për përgatitjen, adoptimin dhe zbatimin e Axhendës Europiane për Sigurinë të Prillit 2015 dhe për Sigurinë e Komunikimeve të BE, nga Prilli i 2016 e deri më tani.
Luigi Soreca është një njohës i mirë i Shqipërisë për shkak të angazhimeve të mëparshme si një nga figurat kyçe në Bruksel për liberalizimin e vizave.



