Rezoluta për dënimin e gjenocid serb/ Berisha: Refuzimi nga qeveria, akt makabër!

Rezoluta për dënimin e gjenocid serb/ Berisha: Refuzimi nga qeveria, akt makabër!

Ish kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat sot është ndalur sërish te refuzimi i mazhorancës socialiste për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

 Berisha tha se Rama qeveris për interes të Beogradit, ndërsa shtoi se mohimi i gjenocidit dënohet. Sipas Berishës, refuzimi nga qeveria është një akt makabër antikombëtar.

Refuzimi nga qeveria aktuale pseudo-mazhoranca aktuale, për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë, është një akt makabër antikombëtar, është një përdhosje, është një ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave, burrave të cilët u masakruan në vitet 1998-1999 në suazën e operacionit ‘Patkoi’, operacion që kishte për qëllim dhunën masive, masakrat dhe përzënien masive të shqiptarëve nga Kosova. Ky vendim, apo ky akt i Edi Ramës dëshmon qartë se Tirana nuk është gjë tjetër veçse një Beograd i vogël. Dhe se, jo interesat kombëtare të shqiptarëve, por interesat çnjerëzore ekspansioniste të Beogradit janë preferenca dhe përparësia e qeverisë së Tiranës. Kjo situatë po shkon drejt një drame të vërtetë. Nuk ka patriotë shqiptarë, nuk ka qytetarë të vërtetë shqiptarë që mund të pranojë rreshtimin e Tiranës me Beogradin në qëndrimin ndaj gjenocidit serb në Kosovë. Një qëndrim të tillë mbajti Edi Rama dhe tre javë më parë me rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Imagjinoni pra, se kush qeveris këtë vend. Mbrojtja dhe mohimi i gjenocidit dënohet me ligj ndërkombëtar. Në vend që të kushtëzohet çdo qëndrim ndaj Beogradit me njohjen e gjenocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, mohohet gjenocidi, mohohen qindra mijëra të rënë, shpirtra të vdekur dhe kjo vetëm për shkak të vasalitetit absolut të Edi Ramës ndaj Vuçiçit. Ka ardhur koha që çdo shqiptar të mendojë mirë për interesin e tij kombëtar, për dinjitetin e tij kombëtar. Gjenocidi serb e kam theksuar këtu para jush dhe në takime të tjera, në vitin 1913 në zonën e Lumës, Krumës, Tropojës dhe Dibrës, ka njohur formën më të egër në Luftën e Parë Botërore dhe kjo është e certifikuar nga Komisioni Ndërkombëtar i ngritur për hetimin e kryera gjatë luftës dhe të shkaqeve të saj. Megjithatë, në rezolutën që dorëzuam ne u ndalëm vetëm te gjenocidi i kryer nga Beogradi në vitet 98-99 në Kosovë. Por gjenocidi serb ndaj shqiptarëve është ciklik. Ai ka filluar në 1874 dhe mbaron në vitin 1999, me disa valë, me disa cikle. Kemi të bëjmë me një qeveri antishqiptare e cila qeve ris vendin për interesa të Beogradit dhe kjo është e padurueshme, është e patolerueshme.   

Dy janë çështjet shqetësimet më themelore sot, shushunjat, bordet e Edi Ramës që po boshatisin xhepat e shqiptarëve dhe po i varfërojnë dhe mjerojnë ata gjithnjë e më shumë; shkelmimi i interesit kombëtar nëpërmjet mohimit të gjenocidit të shqiptarëve. Unë kam besim të madh se qytetarët shqiptarë do t’i japin përgjigje më të merituar në një kohë të ardhshme dhe PD do të angazhohet, do t’i kërkojë të angazhohet në një debat me qytetarët për t’i dhënë përgjigjen më të merituar kësaj qeverie antishqiptare.

Gjatë fjalës së tij Berisha ka folur edhe lidhur me rritjen e çmimit të karburantit në vend.

Ai kërkoi ndërprerjen e veprimtarisë së anëtarëve të bordit të Transprencës.

 Kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së Bordit të Transparencës. Anëtarët të japin dorëheqje, të mos shndërrohen në vegël antikushtetuese të një qeverie e cila me vendimet e saj është shndërruar në një organizatë kriminale.

Bordet antikushtetuese janë shndërruar në mega-shushunjat e Edi Ramës të cilat po vjedhin, plaçkisin, grabisin çdo ditë qytetarët shqiptarë.

Mjafton t’ju rikujtoj këtu se çmimi i naftës dje në Maqedoninë e Veriut ishte 185 lekë, kundrejt 2500 lekë në Shqipëri. Çmim i tillë nafte nuk ekziston kund në Europë dhe botë përveçse në çifligun e Edi Ramës që shpiku këtë mekanizëm duke dhunuar Kushtetutën, duke dhunuar ligjet natyrale të tregut, për plaçkitur qytetarët e vet së bashku me klientelën e tij.

Të dhënat e politikaneve që ndoqi Edi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër tejet alarmante.

Ju keni lexuar këto ditë organizatat më prestigjioze për fëmijë kanë dhënë alarmin se 300 mijë fëmijë shqiptarë kërcënohen për ushqimin e tyre të përditshëm.

Shqipëria nuk mund të ketë, asnjë vend i lirë nuk mund të ketë borde të cilat të kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë. Qytetarët vetëm paguajnë çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedh sa më shumë qeveria me klientelën e vet.

Dhe njëherë, kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së tyre. Kërkoj dhe u bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqje menjëherë, të mos shndërrohen në një vegël antikushtetuese të një qeverie e cila me vendimet e saj është shndërruar tashmë e njohur universalisht si një organizatë kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy