Djegia e mandateve, reagon ambasada e SHBA: Deputetët të mos pranojnë

Djegia e mandateve, reagon ambasada e SHBA: Deputetët të mos pranojnë

Ambasada e SHBA-së ka shprehur qëndrimin e saj pas vendimit të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe partive të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament.

Ambasada u bën thirrje deputetëve të opozitës që të mos pranojnë djegien e mandateve të tyre, duke theksuar se një vendim i tillë minon parimet bazë të demokracisë.

Nëpërmjet një statusi në "Facebook", ambasada thekson se nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni.

"Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni", thuhet në statusin e ambasadës.

Një ditë më parë, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe zv/ambasadorja Amerikane, Leyla Moses zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kryeministrisë, përmbajta e të cilit nuk u bë publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy