Hoxha: Të akuzosh Dakon për shpërdorim detyre në vlerë 18 mijë €, atij aq i bën një betonierë në firmën e tij!

Hoxha: Të akuzosh Dakon për shpërdorim detyre në vlerë 18 mijë €, atij aq i bën një betonierë në firmën e tij!

Duke i numëruar akuzat ndaj ish- kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, “korrupsion” dhe falsifikim dokumentesh, gazetari Artan Hoxha, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se na u servir kjo akuzë për të fshehur gjërat tjera. Sipas tij, të akuzosh Dakon për shpërdorim detyre në vlerë 18 mijë €, ai aq ka një betonierë në firmën e tij. Kjo akuzë na u servir si puna e “u mbars mali e polli një mi”. Të akuzosh Dakon për shpërdorim detyre 18 mijë €uro, kur atij vetëm një betonieri e Gjushit bën aq, se ka kompaninë e betonierëve. Do të jap dy elemente. Aty thuhet se supervizori ka qenë Shaban Karuli. Ai ka qenë 79 vjeç kur firmosi letrat. Ai vdiq para 9 vitesh. Kur fola me të birin, ai tha: nuk shikonte nga sytë. Në këtë morinë e madhe, ai është “strumbullari” pretendohet. Këta thonë që Shabani firmosi, por nuk ka firmosur ai. Ia faturuan Shabanit. Po e bëjnë qesharake si dosja 339. E mora këtë si fabul për të kuptuar se me çfarë kemi të bëjmë. U mbars mali dhe polli një mi.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy