
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD-së, deputeti Flamur Noka e cilësoi mohim të vetë PD-së vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar. Noka tha se arsyet e këtij vendimi i di vetëm Basha.
Sali Berisha është njeriu më proamerikan i 30 viteve të fundit të demokracisë. Berisha themeloi PD-në u ngrit kundër regjimit mbi vlerat dhe parimet e demokracisë amerikane u themelua PD. Busulla ka një dhe vetëm një e Berishës dhe e PD-së: Orientimi i euroatlantik. Në lidhje me vendimin Berisha po ecën në drejtimin që ka mbajtur. Përjashtimi është mohim i Partisë Demokratike, është të mohosh suksesin e kësaj force. Arsyet pse e ka marrë këtë vendim i di kryetari sepse e ka marrë vetë.



