4 vite më parë kodi elektoral nuk njihte votën e diasporës, ndërsa njihte hercin i cili ndarjen e madateve e bëri në 74 për mazhorancën, 59 për PD, 4 LSI dhe 3 Social Demokratët.
Teksa është çelur zyrtarisht fushata për 11 maj, pikëpyetja mbetet se si do të ndahen mandatet pas numërimit të votave këtë herë edhe të diasporës.

Kjo e premte shënon një javë nga nisja e fushatës zyrtarisht në të gjithë vendin. Më 11 prill ishte opozita e cila çeli siparin ndërsa më 12 mazhoranca.
Të dy kampet politike kërkojnë numrin maksimal në 140 karriget e parlamentit të ardhshëm 2025-2029.
Ndërsa këto zgjedhje kanë në garë mjaft parti të vogla që s’kanë pranuar të jenë pjesë e koalicioneve me mazhoranca dhe opozitën.
Pyetja në këto ditë por edhe më datë 12 maj pasi të dalë rezultati është si ndahen mandatet?
Për të arritur në këtë përgjigje në 12 maj ka disa element.
Së pari është ndryshimi i kodit me ndërhyrjen e gjykatës kushtetuese e cila për herë të parë futi votën e diasporës.
Heqja e herësit
E Po ashtu kodi ka edhe një kusht të panegociushëm. Për efekt të barazisë gjinore një në tre fitues do duhet të jetë grua sipas listave përkatëse, pra në listën e hapur.
Por kush merr vota më 11 maj 2025?
Kodi e ka të përcaktuar se Sepse lista e mbyllur nuk merr vota. Vota merr për subjektin politik dhe kandidatin lista e hapur. E teksa mbaron votimi fillimisht votat ndahen për të plotësuar listën e vendeve të mbyllura e më pas ai numër votash që mbetet pas përllogaritjes me formulën d’Hondt kalohet tek lista e hapur.
Referuar zgjedhjeve të fundit parlamentare rezultati ishte i tillë:
Në total në listën e zgjedhësve pa diasporën ishin 3588869 Zgjedhës për 12 qarqe.
Gara për 140 mandatet u zhvillua ndërmjet 17 subjekteve me një total prej 1841 kandidatë.
Ndër to 74 Mandate i Fitoi PS, 59 PD dhe Aleanca për Ndryshim, 3 PSD dhe 4 Mandate LSI.



