Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia/ PD: Antikushtetues

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia/ PD: Antikushtetues

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor.

Sipas tij, ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit janë në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim të të drejtave të njeriut.

“Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë. Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm.”

Mazhoranca ka vendosur të ndryshojë ligjin e policisë së shtetit duke i dhënë të drejtë policisë të përgjojë pa vendim prokurorie apo gjykate. Ky draft parashikon se policisë i mjafton miratimi i titullarëve në nivel qëndror apo vendor për të marrë këto masa.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy