Çuçi në mbledhjen e grupit: Konsiderojeni si një periudhë fushate duke nisur nga dje

Çuçi në mbledhjen e grupit: Konsiderojeni si një periudhë fushate duke nisur nga dje

Bledi Çuçi mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend. Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, ai rikujtoi porositë e kryetarit të partisë në Asamblenë e mbajtur një ditë më parë.

Duhet një prezencë e shtuar fizike në terren sipas zonave tuaja.

Konsiderojeni këtë si një periudhë fushate duke nisur që nga dje.

Është shumë e rëndësishme që procesin zgjedhor brenda partisë ta ndjekim personalisht.

Ka nevojë për ritëm të shtuar për të kapur afatet.

Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi foli për projektligjet që janë në rendin e ditës për t’u votuar. Bëhet fjalë për Projektligjin “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore” dhe Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore”.

Sa i përket amnistisë penale do të shqyrtohen nëpër komisione gjatë kësaj jave amendamentet që janë propozuar në mënyrë që projektligji të shkojë për votim në seancën e javës së ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy