Sejamini: Krimi është bërë aktiviteti kryesor ekonomik në Shqipëri

Sejamini: Krimi është bërë aktiviteti kryesor ekonomik në Shqipëri

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv, teksa analizoi situatën që po sjell shtimi i kriminalitetit në vend, tha se krimi është bërë sot aktivitet kryesor ekonomik në vend.

Krimi është bërë pushteti kryesor në Shqipëri dhe aktivitet kryesor ekonomik në vend.

Krim ka kudo, por ndryshimi mes një shteti dhe vendi të falimentuar dhe nënshtruar ndaj krimit është ky, në vendet e tjera shteti e lufton krimin, në Shqipëri krimi e ka bërë shtetin instrument për zhvillimin e aktivitetit kriminal.

Krimi dhe droga duhet të kthehen në çështje kryesore për ne. 

Ne vetëm fragmentojmë gjithçka. Kjo nuk ka të bëjë me luftën kundër krimit. Kjo duhet të bëhet çështje kryesore, ndryshe do të na mbysë droga. Kemi policinë, prokurorinë, politikën, që punojnë për një kriminel. Kemi problem të madh me krimin.

Është aktiviteti kryesor ekonomik në Shqipëri.

Ku janë organizatat që luftojnë krimin në vend, ku janë mediat, ku janë intelektualët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy