Pas kaosit në seancën plenare të 5 shkurtit dhe bllokimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, PS kërkon ndwshkimin e ‘protagonistëve’, Gazment Bardhit, Flamur Nokës, Bledion Nallbatin dhe Asllan Dogjanin.
Pritet të mblidhet Sekretariati i Etikës për marrjen e masave ndëshkimore. Seanca e 5 shkurtit zgjati vetëm 15 minuta, ndërsa u ndërpre pasi deputetët e opozitës krijuan kaos.
Fillimisht të përjashtuarit u përplasën me Gardën teksa tentonin të futeshin me dhunë. Më pas në sallë pati tensione, ku deputeti Dogjani hodhi drejt kryeministrit Rama dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla disa dokumente.
Jashtë sallës mbahej edhe protesta e thirrur nga opozita, në të cilën merrnin pjesë edhe deputetët e përjashtuar.



