Berisha: Dumani ka vënë në dyshim përgjimet e kriptuara. Të hiqet masa për gazetarin Qyno, Artan Hoxha pjesë e grupit “Bajri”

Berisha: Dumani ka vënë në dyshim përgjimet e kriptuara. Të hiqet masa për gazetarin Qyno, Artan Hoxha pjesë e grupit “Bajri”

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se Sky ECC përdoret intensivisht në gjuhën shqipe dhe luan një rol qendror në rrjetet kriminale.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai u shpreh se bisedat dhe mesazhet e regjistruara ne gjuhe shqipe të transkriptuara arrijnë në rreth pothuaj 1 milion faqe.

Sipas tij, fakti që Tirana është një qendër kryesore për këto aktivitete, madje brenda ndërtesave qeveritare, thekson domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe masave të rrepta ne administrimin e tyre.

Ndër të tjera Berisha kërkoi heqjen e masës së arrestit për gazetarin Elton Qyno, ndërsa kolegun e tij Artan Hoxha e cilësoi si “anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë”.

Partia Demokratike ka kërkuar krijimin e një Truth Commission, Komisioni i të Vërtetës për të bërë transparencën e plotë të lidhjeve të politikës me krimin, që siç provojnë këto regjistrime, janë një sipërmarrje e përbashkët kriminale. Përkundrejt këtij qëndrimi, po bëhen përpjekja të papërmbajtura nga organizatat kriminale, qeveria dhe vetë prokuroria speciale për të minuar ligjshmërinë e këtyre dokumenteve të përgjimit në Shqipëri dhe t’i deligjitimojnë ato nëpërmjet Gjykate Kushtetuese.

Ndaj kësaj gjykate, organizatat kriminale kane vendosur shumë miliona euro, presione të mëdha po ushtrohen nga zyrtarë dhe qeveritarë që kanë përdorur telefonat e kodifikuar. Së fundi, po në këtë linjë, vlerën e tyre ligjore e vuri në dyshim edhe kreu i prokurorisë speciale duke u shprehur se ka probleme midis legjislacionit francez (që i ka pranuar ato) dhe legjislacionit shqiptar, duke vetëkuptuar kështu paligjshmërinë e tyre në Shqipëri. Kjo deklaratë e kryeprokurorit të prokurorisë speciale, Altin Dumani bëhet jo vetëm pasi gjykatat në Gjermani, Francë i kanë konsideruar dokumente ligjërisht të vlefshme, por edhe pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i njohu ato si ligjërisht të vlefshme.

Shtoj këtu se vendimet e kësaj gjykate prevalojnë mbi sistemin e drejtësisë së Shqipërisë, në përputhje me firmosjen që i ka bërë Shqipëria Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këto përpjekje rrezikojnë jo vetëm luftën kundër organizatave kriminale të organeve të zbatimit të ligjit, por vënë në pikëpyetje gjithashtu integritetin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kjo është një mundësi për BE-në dhe shtetet e saj anëtare, përfshirë Gjermaninë, të mbajnë një qëndrim të qartë dhe të ushtrojnë presion ndaj autoriteteve shqiptare. Një veprim i përbashkët dhe vendimtar mund të sigurojë që këto masa të vazhdojnë të njihen ligjërisht dhe të jenë efektive ashtu si ç’ka vendosur së fundmi edhe GjNDNJ. M

brojtja e qytetarëve tanë nga krimi i organizuar duhet të jetë prioriteti kryesor dhe baza ligjore për përdorimin e masave të përgjimit nuk duhet në asnjë mënyrë të dobësohet nga bota e krimit.

Nuk mund ta mbyll këtë ekspoze para jush pa dënuar me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno, i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin. Rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.

Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumente që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, duke filluar nga udhëtimi i tij në Aruba tek dhuratat gjysmë milionë euro, etj, etj, përbëjnë një akt kriminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës. Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Elton Qyno.

Sikundër i shpreh atij solidaritetin tim më të plotë dhe të PD. Ata që vendosën këto masa, ata kërkojnë të mbyllin kanalet e transparencës së medieve.

Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim, me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani, gjer së fundmi u detyrua të vendosë një masë arresti shtëpie, ndërkohë që informoi publikun se dokumente zyrtare faktojnë se Artan Hoxha ka shkelmuar detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv, i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë.

Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri-tjetrin, lidhja qëndron në poshtërsinë e Altin Dumanit, që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy