Kush do ta përfaqësojë PD-në/ Vangjeli: Aq sa ka rënë piaca në Shqipëri, pse të mos jetë Alibeaj?

Kush do ta përfaqësojë PD-në/ Vangjeli: Aq sa ka rënë piaca në Shqipëri, pse të mos jetë Alibeaj?

Lorenc Vangjeli ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa diskutohej për opozitën dhe Enkelejd Alibeajn, tha se nuk sheh ndonjë arsye se përse Alibeaj të mos përfaqësojë PD-në, sepse në Shqipëri kaq sa ka rënë "piaca", nuk ka ndonjë habi.

Mendoj se Alibeaj është shfaqje e një fakti të katërfishtë. Është njeriu i duhur, në vendin e duhur, në kohën e gabuar dhe me mjete të gabuara. Është si një proces rënie dhe mbirje dhëmbi. Del dhëmbi i vjetër dhe dhëmbi i ri… Në një kohë normale, Alibeaj do të ishte një portret normal në politikën shqiptare. Ndoshta PD-ja, do të ishte peshë e rëndë për shpatullat e tij, por me aq sa ka rënë piaca në Shqipëri, për Alibeajn, pse jo ai?

Madje, duke patur parasysh se çfarë fati kishte PD në këto tetë vjet, cilin kishte për kapiten, më keq se çfarë u drejtua nuk mund të drejtohet nga askush.

Ndryshe nga Basha ka një kartë që i jep epërsi, nuk ka gafat dhe mëkatet e Bashës.

Shfaqja që po shohim për Presidentin, ështe shfaqje. Nuk ka të bëjë vetëm me tekstin. Alibeaj, në bindjen time, nuk po lufton për të zgjedhur presidentin por po tenton të rizgjedhë veten e tij, edhe një mandat si deputet. Të ketë një vend në listën e nesërme të PD. Rrethanat i thonë që ai duhet të largohet që atje. Ka tagër të dyshimtë politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy