Deputeti demokrat Arian Ndoja, thotë se Erion Veliaj me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit për shkarkimin e tij, i bllokon zgjedhjet në Tiranë.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se nga ana e opozitës vazhdojnë negociatat për nxjerrjen e një kandidature.
Për shkak të emergjencës që ka kjo çështje vendimi i Gjykatës Kushtetuese mendoj se do merret shumë shpejt.
Nëse i jep të drejtë Veliaj nuk ka zgjedhje. Nëse ndodh kështu Këshilli Bashkiak do marrë vendim dhe do caktoj një drejtës tjetër për Tiranë.
Nga ana e opozitës vazhdojnë negociatat për nxjerrjen e një kandidature.
Në vijim ai shtoi se Partia Demokratike ka hyrë në parlament pasi nuk duhet të lërë asnjë hapësirë bosh përballë pushtetit.
Me lënien bosh të parlamentit, shkëputëm lidhjen me pushtetin. Pjesëmarrja jonë në parlament ka të bëjë me faktin se ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh. Aksioni vijon në bazë me strukturat, për tu përgatitur për zgjedhje të parakohshme.
Ne rrezikojmë prapë që po të hyjmë në zgjedhje të përgjithshme, të humbasim se jemi me shumë deputetë mangët nga formula. Synimi ynë është oponenca ndaj qeverisë.



