Politika sfidon sërish/ Zgjedhjet 2025, në lista kandidatë me të shkuar kriminale

Politika sfidon sërish/ Zgjedhjet 2025, në lista kandidatë me të shkuar kriminale

Një dekadë nga miratimi i ligjit të dekriminalizimit, politika sërish u ka ofruar shqiptarëve kandidatë për deputet me të shkuar të kriminalizuar. Ndryshe nga zgjedhjet e fundit ato lokale, për 11 Maj 2025 janë 16 kandidatë nga partitë e vogla që kanë kaluar në pranga dhe janë dëbuar nga vendet e BE-së.

Shqipëria ka hyrë në ethet e fushatës elektorale dhe tashmë garuesit e subjekteve politike për të plotësuar parlamentin e ardhshëm me 140 deputetë janë publikuar.

Në respekt të kodit zgjedhor, garuesit kanë depozituar pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve edhe dokumentet përkatëse, përfshi: ID, CV dhe Formularin e Dekriminalizimit.

Pas kontrollit të parë të afro 1000 formularëve të depozituar pranë KQZ-së, ka rezultuar se mes garuesve ka prej atyre me një CV të pasur në botën e krimit dhe me shkelje të ligjeve në të shkuarën, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Më 24 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme verifikimin e 16 kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025, për shkak të dyshimeve mbi të kaluarën e tyre në lidhje me ligjin e dekriminalizimit.

Këta kandidatë vijnë nga disa parti dhe koalicione të vogla, përfshirë:

Koalicioni "Nisma – Shqipëria Bëhet" i drejtuar nga Adriatik Lapaj, me 4 kandidatë.
PSD e Tom Doshit, gjithashtu me 4 kandidatë.
Partia "Mundësia" e Agron Shehajt, me 2 kandidatë.
Partia "Lëvizja Bashkë" dhe koalicione të tjera të vogla, secila me nga 1 kandidat.
Sipas formularëve të dekriminalizimit të dorëzuar nga vetë kandidatët, disa prej tyre kanë deklaruar:
Dëbime nga shtete të Bashkimit Europian për qëndrim të paligjshëm.
Dënime për vepra penale si vjedhje apo evazion fiskal.
Ndryshime emri apo mbiemri.
KQZ ka theksuar se këta kandidatë nuk janë skualifikuar nga gara dhe emrat e tyre do të jenë në fletët e votimit deri në përfundimin e verifikimeve nga Prokuroria e Përgjithshme.

 
Kandidatët në Verifikim dhe Partia Garuese

1. Z Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat  , Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Vlorë;
2. Z. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat   Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, Qarku Vlorë; 
3. Z. Arjel Selami Rragami, kandidat   Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”, Qarku Shkodër;  
4. Z. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat   Partia “Koalicioni Euroatlantik” Qarku Elbasan; 
5. Z. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat   Partia Lëvizja Bashkë, Qarku, Kukës;  
6. Zj. Adela Ferhat Qemali, kandidat   Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;
7. Z. Altin Avni Muceku, kandidat   Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;
8. Z. Entela Skënder Sula, kandidat “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, qarku Tiranë;
9. Z. Erjon Ismail Selmani, kandidat Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet - Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë;
10. Z. Euglen Mario Gjini, kandidat   Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, Qarku Fier;
11. Z. Gazmir Dod Memaj, kandidat   Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, Qarku Shkodër;
12. Z. Florjan Afrim Tomçini, kandidat   “PSD”, Qarku Dibër;
13. Z. Klaudio Klement Zotaj, kandidat   “PSD” Qarku Vlorë;
14. Z. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat   “PSD” Qarku Lezhë;
15. Z. Lisman Sami Pellumaj, kandidat   “PSD” Qarku Shkodër;
16. Z. Geront Mexhit Stefo, kandidat  , “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Korçë;

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy