Gazetari Denis Dyrnjaja në MCN TV deklaroi se opozita punoi kundër vetes së vet sepse Berisha solli në krye të saj një eunuk, sepse sipas tij Berisha e krijoi Bashën si institucion që prodhoi gjithë pazaret e tjera që i vishen Bashës, por që Berisha ishte aty. Ai tha se opozita ka humbur realitetin dhe se përgjegjësia është e Berishës. Sipas tij, Berisha nuk mbajti asnjë nga premtimet e bëra në Kuvendin e “11 dhjetorit”.
Nuk ka shance ti ketë kaluar miu para hundës Berishës dhe mos ta dijë. Nëse Boçi merr 20 mijë vota në mënyrë personale dhe koalicioni 10 mijë do të thotë që njerëzit se duan më Berishën dhe Metën sepse le të thotë Berisha tërë ditën që Ilir Meta është burrë, por te qytetarët nuk përkthehet kështu sepse ishte Meta ai që shkoi te Rama.
Ku ka opozitë në botë që të refuzoi një minutë mediatike, por këta kanë humbur realitetin nuk kanë sens se kush është realiteti i tyre. Berisha ka marrë gjithë sahanlëpirësit rreth vetes, ra e gjithë foltorja çfarë u tha në kuvendin e 11 dhjetorit humbi e gjitha, asgjë nuk mbeti nga 11 dhjetori. Po si është e mundur të mendosh se do vish në pushtet duke pasur kundër SHBA, nëse s’ke kuptuar këtë gjë atëherë kot që je aty sepse s’di të bësh politikë, diplomaci jo, jo. Ka marrë peng popullin opozitar. Pushteti në Shqipëri certifikohet me dashje apo pa dashjen tonë nga SHBA.



