Në Foltoren e Kamzës, Berisha iu përgjigj kritikave sipas të cilave takimet e tij në bazë kanë mbledhur pjesën më të paarsimuar të shoqërisë. Berisha zgjodhi të përgjigjej me fjalët, që sipas tij një simpatizant i foltoreve i është drejtuar ai.
“Më tha: Ne jemi burrat dhe gratë e djersës së ballit. Jetojmë me djersën e ballit, ndaj PD që Edi Rama vendosi ta konfiskojë, ta shndërrojë në shtojcë të partisë së tij, do ta ngremë më fuqishëm se kurrë në opozitë”. Dhe t’i themi kujtdo se sovranitetin e kësaj partie nuk mund ta prekë kush. Nuk mundet kush kurrë t’i diktojë kësaj partie se kush do të jetë kryetari.



