Lala: Ahmetaj po merret me emrat që mungojnë në aktëakuzën, ndarja e dosjes e qëllimtë

Lala: Ahmetaj po merret me emrat që mungojnë në aktëakuzën, ndarja e dosjes e qëllimtë

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për largimin e Arben Ahmetajt nga Shqipëria ndërkohë që SPAK kërkon ta arrestojë. Ajo tha se nuk mendon se Arben Ahmetaj nëse do kërkoj azil politik nuk do merret me shkaqe politike, por sipas saj ai do merret me emrat që mungojnë në aktakuzën. “Janë disa emra që s’janë sqaruar pozicionet tyre. Për shembull Damian Gjiknuri ndodhet në të njëjtat pozita si Ahmetaj, korrupsioni ngelet korrupsion. Veliaj po ashtu, është njeriu që ka vënë në lëvizje të gjithë procedurën për inceneratorin e Tiranës. Veliaj mungon në dosjen hetimore. Tashmë ka nisur historia e inceneratorëve dhe ajo nuk mbyllet dot me disa emra dhe mendoj se nëse ka vullnet nga SPAK mund të kemi dhe një situatë krejt të ndryshme. Kemi Ahmetaj me vepra penale shumë të rënda, por mendoj se Ahmetaj si Koka, Veliaj etj me radhë janë të përfshirë në këtë histori dhe duhet të merremi pak pse nuk është ndaluar kjo procedurë” Në vijim ajo theksoi se dosja e inceneratorëve do duhej hetuar e vetme dhe jo e ndarë. “Problemi është se duhet parë në koncept e gjithë gjeja. Brenda prokurorisë së posaçme është një grup prokurorësh që e meritojnë besimin tonë dhe një pjesë tjetër që kërkojnë ta sabotojnë. Ndarja e dosjes është bërë e qëllimtë. I gjithë problemi është që prokuroria ta sqarojë këtë histori dhe duhet të na thotë që Zoto, Mërtiri dhe Ggugalli si hynë në këtë histori”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy