Topalli pas rikthimit në PD: Kuvendi i 30 prillit bëri ndarjen nga pazaret dhe biznesi politik!

Topalli pas rikthimit në PD: Kuvendi i 30 prillit bëri ndarjen nga pazaret dhe biznesi politik!

Jozefina Topalli, përkitazi me kthimin e saj në PD, u shpreh në emisionin “Të Pa ekspozuarit” në MCN Tv, se ky Kuvend bëri ndarjen e partisë nga "pazaret" dhe nga "biznesi politik".

Kuvendi, nëse Foltorja zgjoi strukturën, Kuvendi bëri ndarjen nga pazaret. Ky Kuvend me rezolutën e tij, u distancua nga bojkoti, nga djegia e mandateve. Në njëfarë mënyrë u kërkoi falje shqiptarëve, për koston dhe dëmin që u ka shkaktuar shqiptarëve.

Është pika kur një forcë politike ndahet nga historia e një dekadë, që ishte më shumë biznes politik.

Ju e quajtët saga, unë do ta quaj proces. Një forcë politike që është dëmtuar aq rëndë, ka nevojë për një proces, që nuk është as i thjeshtë dhe as i shkurtër.

Për 6 muaj ka patur aq zhvillime dhe reflektim, sa ka të gjithë probabilitetin, për të hyrë në një fazë tjetër të këtij procesi që do të ri zgjojë shpresën dhe besimin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy