Akuzat e Prokurorisë së Përgjithshme për fshehje të dënimit, deputeti i djathtë Dashamir Tahiri i konsideroi të padrejta dhe absurde. Në një konferencë për mediat ai sqaroi se nuk ka pasur dijeni për dënimin e marrë në Itali për leje drejtimi false. Tahiri tha se nuk do ta ndërpresë mandatin pasi është dënuar në mungesë dhe vepra penale për të cilën akuzohet është e lehtë.



