Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar kreun e PD-së Lulzim Basha nga qyteti i Fierit ku inspektoi procesin e vaksinimit kundër Covid.
Ai tha se është fatkeqësi e madhe që dikush për interesa partiake dhe shkaqe politike jep shembullin e gabuar duke grumbulluar njerëz dhe duke ngritur gishta mbi makina.
Rama theksoi se njerëzit duhet të distancohen nga situatat absurde që tregojnë injorancë dhe papërgjegjshmëri të madhe nga ata që krijojnë këto situata. Ai e cilësoi 5 me hiç fushatën, zgjedhjet dhe vendet në parlament përpara sfidës së pandemisë.
Gjëja që iu duhet thënë të gjithëve është që ky është një proces që duhet të shkojë paralel me kujdesin. Është fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike dhe për interesa partiake dikush jep shembullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz dhe duke ngritur gishtat mbi makina.
Këputja e zinxhirit të infektimit në sa më shumë pika nëpërmjet vaksinimit dhe kujdesit është prioriteti numër një. Fushata, zgjedhjet, vendet në parlament, karriget, postet janë të gjitha 5 me hiç përpara kësaj sfide dhe përpara këtij objektivi
tha Rama.



