I akuzon se vodhën votat e LIBRA-s, Blushi padit në Prokurori 4 numëruesit

I akuzon se vodhën votat e LIBRA-s, Blushi padit në Prokurori 4 numëruesit

Ish-deputeti Ben Blushi ka kallëzuar penalisht katër numëruesit, të cilët i ka akuzuar në një video se kanë zhdukur 18 vota të LIBRA-s në dy kuti në Tiranë.

Blushi ka publikuar edhe në faqen e tij në FB kallëzimin ndaj komisionerëve, ku mes tyre është edhe ish-zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Ergys Hila.

“Sot kam paditur në Prokurori katër numërues që vetëm në dy kuti në Tiranë kanë zhdukur 18 vota LIBRA.Këta janë Mirand Seferi,Ergys Hila,Elona Filloli dhe Florian Shkreta.

Mbikqyrja e filmave të KQZ tregon se nuk janë vetëm kta por edhe shumë të tjerë dhe kallëzimet penale do vazhdojnë.Ka ardhur koha që dikush të ketë frikë nga zgjedhjet.Më poshtë keni të plotë padinë time”, shkruan Blushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy