Ambasadori i delegacionit evropian në tiranë, Luigi Soreca dorëzoi sot në qeveri progres raportin për Shqipërinë ku theksi vihet tek lufta kundër korrupsionit.
Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me zëvendës kryeministren balluku, Soreca tha se nuk është konsultuar nga qeveria shqiptare për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, ndërsa bëri thirrje për zgjidhjen me dialog të kërkesave të opozitës.



