Gjatë mbledhje së kryesisë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Bashës ata kanë krijuar në të gjithë vendin një rrjet kriminal për të vjedhur zgjedhjet.
"Edi Rama me ministrin e tij të drogës Saimir Tahiri, kanë krijuar qark më qark në të gjithë vendin një rrjet kriminal me kriminelë të regjur, nga narko trafikantë të skeduar ndërkombëtarisht që kanë marrë përsipër të blejnë vota. Opozita zotëron emër për emër organizimin e këtij rrjeti, ndërkombëtarët janë në dijeni. Qytetarët njohin me emër dhe mbiemër bandën e zonës. Edi Rama ka shpërndarë këto skuadrone disa në partinë e tij dhe disa tek aleatët. Fshehja nga kjo qeveri e Eskobarit të Ballkanit, ka për qëllim që bashkë me fshehjen e ortakërive me ministrat e kësaj qeverie, synon të japë një mesazh trafikantëve se do t’i mbrojë deri në fund", tha Basha.
Kreu demokrat Basha tha se opozita i ka me emra dhe mbiemra dhe se për listën është vënë në dijeni edhe faktori ndërkombëtar.



