Basha takon Glover: Reforma zgjedhore vendimtare, opozita ka strategji

Basha takon Glover: Reforma zgjedhore vendimtare, opozita ka strategji

Paraditen e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover.

 “Reforma zgjedhore  dhe dalja nga kriza, strategjia e opozitës, kanë qenë fokusi i takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover.

Kryetari i PD-së Basha shprehet për takimin me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR se ka përcjellë vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri.

“Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë!”, theksoi ai.

“Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!”, shprehet ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy