Gazetari Mentor Kikia, reagimin e Kryeministrit Edi Rama ndaj situatës në Veri të Kosovës e sheh si cinike.
Duke folur për MCN Live, Kikia deklaroi se ajo që nuk shkon më shumë se sa vetë situata, është cinizmi politikë në Prishtin dhe në Tiranë, që nuk udhëhiqet nga interesat kombëtare, por nga marrëdhëniet politike.
Ai tha se mund të jesh kundërshtar i Albin Kurtit natë e ditë por jo sot dhe se mund të jesh opozitar i qeverisë së Kosovës, por jo sot.
Mbi të gjitha duhet të bësh një llogari a ka të drejtë Kosova sot apo jo. Nëse nuk do kishte të drejtë, ne do duhet të ishim të parët që të thoshim jo Kosova nuk ka të drejtë.
Publikisht shpesh të drejtës i duhet të tërhiqet përpara mundësisë. Ata që fërkojnë duart në Prishtinë duhet ta pranojnë që qeveria e Kurtit ka të drejtë, por për shkak të kushteve madhore duhet të tërhiqet.
Dhe në Tiranë duhet ta pranojnë që qeveria e Kurtit ka të drejtë, deklarata e Ramës është cinike.
Problemi nuk është të shprehim talentin në të shkruar, por të shprehim vullnetin dhe trimërinë, jo me armë po me fjalë dhe të themi që Kosova ka të drejtë të shtrijë zbatimin e ligjit në çdo centimetër tokë që është brenda juridiksionit.
Në këto deklarata politike nuk pranohet që ka të drejtë. Ndërkombëtarët nuk kanë të drejtë se ishin këta që thonë se zgjedhjet janë të drejta dhe tani thonë tërhiqu për një forcë më madhore.
Forcë madhore është se NATO, SHBA dhe BE, vëmendjen e kanë në Rusi, Ukrainë dhe nuk ndizet vatër tjetër dhe i thuhet viktimës me që të kanë rrahur disa herë, ule kokën të rrahë dhe këtë herë.
Ajo që po ndodh në Kosovë nuk është vepër e Albin Kurtit, por e Aleksandar Vuçiç dhe Serbisë.
Vuçiç për interesa të padronit të tij Putin, i thyen marrëveshjet sa herë do dhe Kurti ngelet me gisht në gojë përballë misionit të madh për të bërë paqe me Serbinë.
Pyetja është a duhet të tërhiqet qeveria e Kosovës, nëse murit nuk i biem dot me kokë, do tërhiqemi se s’kemi çfarë bëjmë. Pyetja është deri ku dhe deri kur?



